Komuna e Malishevës edhe këtë vit ka ndarë një shumë të konsiderueshme të mjeteve për ndërtimin e shtëpive, për familjet të cilat e kanë problem strehimin, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Edhe tre qytetarë nga kjo komunë kanë dhënë donacion për ndërtimin e shtëpisë për familjen e Tefik Begajt nga Banja.
Këta donatorë, kanë dhënë donacion prej tre mijë euro (nga një mijë euro secili), ndërsa më herët edhe komuna kishte ndarë një shumë prej mbi dy mijë euro dhe me këto mjete, kjo familje e cila jeton në kushte të rënda ekonomike, do të ndërtoj shtëpinë dhe përfundimisht do të zgjidh problemin e strehimit.
Komuna e Malishevës, sivjet ka marrë vendim për ndarjen e 90 mijë eurove, për ndërtimin e pesë shtëpive dhe për pesë shtëpi tjera ndërtimin e kulmeve.