Sot në Malishevë u janë dorëzuar çelësat e shtëpive tri familjeve. Familjet që sot janë bërë me shtëpi të re banimi janë: familja e veteranit të UÇK-së, Naim Gashit nga Balinca, pastaj e pjesëtarit të komunitetit rom, Rrahman Kovaçit në Banjë, dhe familja e Xhevat Bytyçit në Kërvasari, të gjitha raste të rënda sociale.
“Ne po mundohemi që mirëqenia e qytetarëve të rritet dhe rastet si këto, që e kanë problem strehimin, ti përkrahim me investime konkrete” , tha mes tjerash kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjatë përurimit të shtëpive për këto tri familje.
Përurimi i këtyre tri shtëpive hynë në mesin e ndërtimit të gjashtë shtëpive të reja për familjet në nevojë.
Ndërtimi i shtëpive, është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.
-
Komuna e Malishevës i bën me shtëpi tri familje në nevojë
-
Veterani i UÇK-së bëhet me shtëpi në Malishevë
-
Në Banjë të Malishevës nis ndërtimi i shtëpisë për një familje skamnore
-
Në Malishevë, rrugët të kalueshme përkundër vështirësive
-
Nisën aksionin humanitar për ndërtimin e një shtëpie, siguruan mjete për dy sosh