Sot është përuruar shtëpia e ndërtuar për veteranin e luftës së UÇK-së, Salih Hazrolli, nga Banja e Malishevës.
“Ne si shoqatë e kemi për obligim të kujdesemi për veteranët, përfshi edhe sigurimin e strehimit apo banimit për veteranët, brenda mundësive që kemi si shoqatë. E falënderoj edhe Komunën e Malishevës, për ndihmën e dhënë për ndërtimin e shtëpisë për këtë familje të veteranit, ndërsa familjes i uroj ta gëzoj shtëpinë e re”, tha mes tjerash, kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati.
“Ne si komunë, e falënderojmë OVL të UÇK-së, për iniciativën dhe për ndërtimin e shtëpisë për veteranin Salih Hazrolli dhe uroj që familja Hazrolli ta gëzoj shtëpinë e re”, tha kryetar i Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e përurimit të shtëpisë.
Shtëpia për veteranin e luftës së UÇK-së është ndërtuar në bashkëpunim dhe bashkëfinancim, mes OVL të UÇK-së dhe Komunës së Malishevës.
Shtëpia është e ndërtuar sipas standardeve, me hapësirë dhe kushte për banim dhe jetë normale.
-
Veteranët e UÇK-së dhe Malisheva ndërtojnë shtëpinë e një veterani
-
Në Malishevë u vu gurëthemeli i Kullës dhe objektit të Veteranëve të UÇK-së
-
Familja Hazrolli nga Banja i bëri me shtëpi dy familje nga Lladroci i Malishevës
-
Tri familje në Malishevë bëhen me shtëpi
-
Kërkohet rindërtimi i ish-shtabit të UÇK-së në Rancë të Shtimes