Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mitrovica jep 17 banesa për familjet me asistencë sociale

Komuna e Mitrovicës ka ndarë 17 banesa për 17 familje me asistencë sociale në këtë komunë, raporton KTV.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se ka edhe shumë familje që kërkojnë ndihmë për banim por që komuna nuk mund të bëjë asgjë.

Gani Kurti është njëri prej përfituesve të banesës. Ai thotë se deri tash ka jetuar nëpër vende të ndryshme dhe është shumë i gëzuar që më në fund do ta ketë një shtëpi të vetën në Stantërg.

Personave në moshë dhe atyre të sëmurë u janë ndarë banesat në katet e para. Komuna e Mitrovicës, vitin e kaluar, e ka ndarë parcelën dhe e ka financuar projektin, ndërsa ndërtimin e objektit 5-katësh e ka bërë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në vlerë prej rreth 350 mijë euro.