Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndahen 17 banesa për familjet me asistencë sociale në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ka ndarë 17 banesa për 17 familje me asistencë sociale në këtë komunë. Kryetari i komunës Agim Bahtiri ka thënë se ndërtesa 5 katëshe është bashkëfinancim edhe i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, raporton KTV.

“Ne si komunë bashkë me ministrinë e Mjedisit e kemi bërë një ndërtesë dhe kemi filluar përzgjedhjen e atyre që do ta shfrytëzojnë atë objekt me 17 apartamente”, ka thënë Bahtiri.

“Jemi munduar t’i përzgjedhim njerëzit e duhur dhe komisioni e ka kryer një punë të shkëlqyer në këtë rast. Ju jeni përfituesit e banesave që sot do ta nënshkruani kontratën e cila do të vuloset dhe protokollohet dhe jeni ligjshmërisht përfitues të banesave. Njerëzit në moshë i kanë lënë në katin e parë, dytë dhe të tretin” ka shtuar Bahtiri.