Shoqata e Ndërmarrjeve, që merret me qarkullim të naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL”, ka kundërshtuar opinionin e Autoritetit të Konkurrencës, i cili ka konstatuar se në nëntor të vitit të kaluar fitimi i këtyre kompanive ishte rritur për 60 për qind, në dhjetor, fitimi ishte rritur për 124 për qind. Sipas kësaj shoqate, kjo marzhë nuk ka ekzistuar asnjëherë në tregun e Kosovës.
Në Kuvendin e kësaj shoqate, të mbajtur të martën, është kundërshtuar edhe konstatimi i AKK-së për marrëveshje për çmime në mes të këtyre partive. Ato në mënyrë unanime kanë konstatuar se nuk kanë pasur asnjëherë marrëveshje për çmime apo marrëveshje kartel, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kryetari i Shoqatës, Fadil Berjani, ka thënë se AKK-ja ka gabuar kur i ka akuzuar kompanitë që merren me derivate se kanë një fitim prej 60 deri në 124 për qind dhe se po i mashtrojnë qytetarët.
“16 kompani vitin e kaluar janë hetuar me kurdisjen e çmimeve. Në vitin e kaluar e kemi kundërshtuar dhe nuk do ta pranojmë prapë. Qëndrimi i Shoqatës është se nuk ka pasur marrëveshje dhe nuk ka pasur çmim kartel. Ky komunitet i biznesit e meriton një respekt më të madh, sepse 30% e buxhetit të Kosovës e përbëjnë”, ka thënë Berjani.
Anëtarëve të Shoqatës ai u ka thënë se është mirë që të kenë një takim me Autoritetin e Konkurrencës dhe të kundërshtojnë se nuk ka fitim 60 për qind në derivatet e naftës dhe nuk kemi asnjë marrëveshje për çmimin.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Naftëtarët e quajnë arbitrar vendimin e AKK-së për dënimin e 14 kompanive
-
AKK-ja gjen fakte për kurdisje të çmimit të naftës, fitimi shkoi në 124 për qind
-
Naftëtarët kërkojnë anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve
-
Shoqata e Naftëtarëve paralajmëron protesta kundër vendimit të Qeverisë për naftën
-
Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës