Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AKK-ja gjen fakte për kurdisje të çmimit të naftës, fitimi shkoi në 124 për qind

Autoriteti i Konkurrencës ka gjetur se kompanitë e naftës janë marrë vesh paraprakisht për rritjen e çmimit të naftës.

Në dhjetorin e vitit të kaluar fitimi mesatar për to ka qenë 124 për qind, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komisioni i Autoritetit ka miratuar Njoftimin e Fakteve Paraprake të konstatuara gjatë procedurës hetimore ndaj 14 kompanive dhe ka ardhur në këto përfundime:

A) Autoriteti Kosovar i Konkurrencës konstaton se në bazë të fakteve të gjetura gjatë procedurës hetimore, ndërmarrjet që operojnë me shitjen me pakicë të naftës nuk kanë reflektuar në mënyrë individuale për çmimin e shitjes dhe fitimit bruto për muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2018.

Kjo do të thotë që kompanitë që janë në procedurë hetimore, dyshohet se kanë pasur fitim prej rreth 9 % gjatë muajve janar-tetor 2018, kurse fitimi në muajin nëntor ka qenë në mesatare prej 60%. Në dhjetor, fitimi mesatarisht ka qenë 124%.

Të njëjtat dyshime ekzistojnë edhe sa i përket shitjes me pakicë të benzinës.

Më konkretisht, derisa fitimi për periudhën janar-tetor 2018 ka qenë 12%, në nëntor ka qenë 108% kurse në dhjetor 135%.

Kreu i AKK-së, Valon Prestreshi ka thënë se këto gjetje nuk janë përfundimtare, dhe vendimi përfundimtar lidhur me këtë do të merret vetëm pasi që të përfundojnë afati për paraqitjen e komenteve nga të gjithë operatorët. Ky afat është një muaj.

Autoriteti nesër do të publikojë gjetjet.