Me organizim të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, është mbajtur diskutimi me temën “Call-Center, sektori në rritje: Mundësitë dhe perspektivat për gjermano-folësit në Kosovë”.
Kryetarja e Odës Ekonomike Gjermane, Nora Hasani, ka thënë se bashkë më ambasadën kanë krijuar grupin e kompanive të pastra në këtë veprimtari, pasi sipas saj, ka edhe kompani të cilat mashtrojnë tregun gjermano-folës.
“Lidhja me Gjermaninë është shumë e fortë prej shumë kohësh kur kanë shkuar punëtorët shqiptarë atje dhe njohja e gjuhës është një përparësi të madhe. Themelimi i Call Clean Alleance është krijuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Ambasada Gjermane për të bërë diferencimin e kompanive call center që kryejnë shërbime shumë të rëndësishme në tregun gjermano-folës”, tha Hasani, raporton EO.
Përfaqësues të kompanive që operojnë në këtë fushë kanë treguar se ata nuk janë vetëm kompani që thërrasin në telefon, por kryejnë edhe shërbime tjera.
Sipas tyre numri i punëtorëve në këtë sektor në Kosovë është rreth 30 mijë.
“2011 kemi filluar me 5 kolegë me punuar për tregun gjerman, sot janë 700 kolegë. Japim shërbime në fusha të ndryshme, përveç komunikimit e kemi më të theksuar, punojmë në softuers, energji back-office dhe prokurim. Tash jemi në nivelin kur nuk na mjafton vetëm gjuha, por duhet pasur edhe një profesionalizëm në një aspekt, varësisht nga projekti. Sot janë 30,000 të punësuar në këtë treg”, tha Artan Bajrami, pronar i njërës prej këtyre kompanive.
Edhe
Hasani: Janë shtuar investimet gjermane në Kosovë
Ndërsa Muhamet Veliu, nga një kompani tjetër ka thënë se sektori është shumë fitimprurëse për gjermano-folësit. Veliu kërkoi më shumë kujdes nga kompanitë që mashtrojnë klientët.