Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” në Prishtinë njofton se i janë bllokuar xhirollogaritë bankare në Bankën për Biznes dhe Bankën Ekonomike në të cilat janë kryer shërbimet bankare.
Kjo sipas tyre vjen si rezultat i mospërditësimit te të dhënave nga Banka Ekonomike dhe Banka Private për Biznes edhe pse thotë se kompania “Pastrimi”, ka dorëzuar me kohe dokumentacionin/kërkesën ne Ministrinë e Tregtisë konkretisht ne ARBK për përditesim.
Tutje nga kompania Pastrimi është bërë me dije se nëse nuk zhbllokohen xhirollogaritë bankare në këto banka dhe nuk bëhet ekzekutimi i pagave për punëtorët e kompanisë, nga disa e nesërme nuk do të kryhet shërbimi i grumbullimit dhe largimit të mbeturinave, poashtu punëtorët e kësaj kompanie do të hyjnë në grevë.
-
Bllokohen llogaritë e “Pastrimit”, bërlloku në Prishtinë nuk mblidhet nga e mërkura
-
“Pastrimi” arsyetohet për mosmbledhjen e bërllokut: Ka ndryshuar orari i operimit të deponisë
-
“Pastrimi” paralajmëron se borxhlinjtë do t’i dërgojë te përmbaruesi
-
“Pastrimi” rifillon punën
-
Banorë të Prishtinës ankohen se bërlloku s’po largohet me ditë