Kompania rajonale e mbeturinave “Pastërtia” e Ferizajt ka nisur një aksion për pastrimin e mbeturinave në hapësira publike dhe ato përgjatë hekurudhës nga Stacioni i policisë në hyrje të qytetit e deri në dalje te Stacioni i trenit, të hënën.
Nëpërmjet një komunikate shtypi ky institucion ka shpjeguar se ky aksion është organizuar në mënyrë që dita e pranverës më 21 mars ta gjejë qytetin sa më të pastër, shkruan sot “Koha Ditore”.
Arbër Ibrahimi, zëdhënës në KRM “Pastërtia” në Ferizaj, ka thënë se vazhdimisht për 365 ditët e pastrojnë qytetin nga mbeturinat sipas marrëveshjes me Komunën, mirëpo këtë herë është organizuar një aksion i veçantë simbolik.
“Aksioni i ndërmarrë sot ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve që të mos e shfrytëzojnë pjesën përgjatë hekurudhës si deponi apo pikë të hedhjes së mbeturinave, meqë një veprim i tillë i jep pamje të shëmtuar qytetit të Ferizajt. Kompania e quan aksion të veçantë, meqë shtrati i hekurudhës është përgjegjësi e Hekurudhave të Kosovës, e cila kompani shumë rrallë angazhohet për ta mirëmbajtur atë”, ka thënë Ibrahimi nëpërmjet komunikatës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
“Pastërtia” në Ferizaj kërkon respektimin e orarit për hedhje mbeturinash
-
Pastrohen 40 deponi ilegale të mbeturinave në komunë të Ferizajt
-
Ferizaj mbushet sërish me mbeturina
-
Opozita në Ferizaj inicion shkarkimin e aksionarëve në KRM “Pastërtia”
-
Punëtorët e “Pastërtisë” vazhdojnë grevën, futen me forcë në sallën e Kuvendit Komunal