Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komisionin hetimor për shkarkimin e Metës, Berisha e quan puç

Nga protesta e opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar formimin e Komisionin hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se ai është një akt i mirëfilltë puçist dhe grusht shteti.

“Akt të mirëfilltë puçist të Edvin Kristaq Kolekës. Është grusht shteti dhe thellim i grushtit të shtetit dhe Edi Rama do përgjigjet”, ka theksuar Berisha.