102 vota ishin pro raportit të Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta dhe 101 vota ishin pro ngritjes së Komisionit Hetimor.
Ky ishte rezultati i votimeve sot në sallën e Kuvendit, ku kryeministri Edi Rama bëri thirrje për ngritjen e komisionit që, sipas tij, do të sjellë edhe shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.
Mazhoranca socialiste, me votat e disa deputetëve të “opozitës së re”, votoi pro krijimit të komisionit që do të hetojë nëse Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën me vendimin për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale, raporton tch.
Partia Socialiste ka shtuar dy vota në favor të saj në përplasjen me Ilir Metën, pasi në votimin e 13 qershorit kur u hodh poshtë dekreti i presidentit për datën e zgjedhjeve, ishin 100 deputetë që votuan për rrëzimin.

-
Me tortë për ditëlindje, protestuesit i urojnë dorëheqje Ramës
-
“Rama dorëhiqu”, dita e 27-të e protestave në Shqipëri
-
Shehaj: Rama do të detyrohet të japë dorëheqje, protesta përfundon me zgjedhje të parakohshme
-
Lubonja: Dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike do të garantonin zgjedhje më të lira në Shqipëri
-
20 ditë protesta në Shqipëri – kërkohet dorëheqja e kryeministrit