Nagavci e Bunjaku-Rexhepi lëshojnë mbledhjen
13:00 - Anëtaret e Komisionit të Arsimit, Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje dhe Valentina Bunjaku-Rexhepi e LDK-së kanë lëshuar mbledhjen e sotme pas përplasjeve me Teuta Haxhiun, sot kryesuese të komisionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dyja u larguan pasi kryesuesja ua ndërpriste fjalimet me arsyetimin se nuk po qëndrojnë brenda rendit të ditës.
Ato kërkuan nga ministri që pyetjet e bëra t’u kthehen me shkrim, pasi që “një mbledhje të tillë s’mund ta mbajnë”.
11:37 - Komisioni për Arsim ka përkrahur financimin e kolegjit ndërkombëtar IBCM në Mitrovicë me nga 600 mijë euro në vit, sipas marrëveshjes së MASHT-it dhe Sparkit holandez.
Gjashtë vota ishin pro, një ishte kundër dhe një ishte abstenim për projektligjin për mbështetjen e kolegjit në Mitrovicën e Veriut.
Ka filluar mbledhja e Komisionit për Arsim, ku do të diskutohet për projektligjin për mbështetjen e kolegjit ndërkombëtar IBCM në Mitrovicë.
Ky kolegj do të mbështetet përmes një marrëveshje të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe organizatës SPARK nga Holanda.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi në këtë komision ka thënë se përkrahja për këtë kolegj nënkupton krijimin e urave të bashkëpunimit.
Nga qeveria po kërkohet që të mbështesë kolegjin me nga 600 mijë euro çdo vit.
Për këtë nuk është dakorduar anëtarja e komisionit, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu.