Ndonëse u ftua të raportonte në Komisionin për Arsim të Kuvendit të Kosovës rreth arsimit të lartë, ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, shumë pak iu dha fjala, raporton KTV.
Gjithë vëmendjen e mori diskutimi ndërmjet Arbërie Nagavcit, anëtares së komisionit nga Vetëvendosje, dhe kryesueses së këtij komisioni, Teuta Haxhiut nga AAK-ja. Derisa Nagavci po bënte pyetje, Haxhiu ia ndërpriste fjalën, duke i thënë që t’i përmbahej rendit të ditës.
Si rezultat, Nagavci e Bunjaku e lëshuan mbledhjen e komisionit. Ndërkaq, në rend të ditës ishte edhe shqyrtimi i projektligjit për mbështetjen Kolegjit IBCM në Mitrovicën e Veriut.
Ndonëse u diskutua se shuma prej 600 mijë eurosh që shteti i Kosovës ta mbështesë këtë kolegj është e lartë, anëtarët, me 6 vota për, e dërguan në kryesi të Kuvendit. Bytyqi po ashtu tha se kjo ministri nuk do të bëjë mbylljen e universiteteve, siç ishte thënë më parë, por vetëm do të bëjë shqyrtimin e punës së tyre.
-
Zgjidhen tre anëtarë të KSHC-së, kundër votoi edhe Haxhi Avdyli i LVV-së
-
“Haraçi” tensionon Kuvendin
-
Haxhiu: Vendimi për financimin e ekspozitës u mor në Kryesi, do ta ndryshojmë rregulloren
-
Haxhiu për çështjen e presidentit: Nevojiten diskutime serioze
-
Lista Serbe kërkon që zgjidhja për arsimin paralel të kërkohet në dialog