Me dyer të mbyllura, deputetët anëtarë të Komisionit për Çështje të Sigurisë, janë duke diskutuar lidhur me kazinotë në Karaçevë.
Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha, ka kërkuar që të diskutohet për këtë temë me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.
Paraprakisht, anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë kanë miratuar në parim tri projektligje: atë për Tubime Publike, Sigurinë Kibernetike dhe për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni, ka folur për ikjen e pjesëtarëve të FSK-së nga vendi, për çka ka propozuar që të kërkohet informacion nga Ministria e Mbrojtjes.
Më 18 shtator të vitit 2020 Policia kishte rrënuar kazinotë ilegale në Karaçevë, por edhe pas kësaj veprimtaria e tyre ka vazhduar./ksp
-
Shkyçen nga furnizimi me energji elektrike kazinotë ilegale në Karaçevë
-
Aksion policor në Karaçevë
-
Rikthehen kazinotë ilegale në Karaçevë, institucionet heshtin
-
Haxhiu për çështjen e presidentit: Nevojiten diskutime serioze
-
Kraki: Para se të shpresojmë te Lista Serbe, i kemi deputetët shqiptarë që do votonin fshehtë