Komisioni për Integrime Evropiane mbajti sot një takim pune me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me qëllim të koordinimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në procesin e lobimit për liberalizimit e vizave për Kosovën.
“Duke pasur parasysh që jemi në fazën finale të vendimmarrjes së Institucioneve të BE-së, si dhe duke pasur parasysh rolin e Komisionit për Integrime Evropiane në procesin e liberalizimit të vizave, anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane shprehen vullnetin e tyre që në koordinim me Ministrinë e Integrimit Evropian të vazhdojnë angazhimin e tyre më të shtuar në procesin e lobimit te shtet anëtare të zonës Schengen, me qëllim që ky proces të përmbyllet brenda këtij viti”, thuhet në njoftimin për media të Kuvendit të Kosovës.
Anëtarët e komisionit për Integrime Evropiane, si dhe ministrja Hoxha, ranë dakord se nevojitet një bashkëpunim më i theksuar i të dyja palëve, që të ketë koordinim në procesin e lobimit të vizave, në atë mënyrë që të organizohen sa më shpejt takime me përfaqësuesit e shteteve anëtare dhe të merren veprimet e duhura drejt përmbylljes me sukses të këtij procesi, thuhet në njoftim.
-
Hoxha: Zhgënjyese nëse ndërlidhet liberalizimi me vazhdimin e dialogut
-
Hoxha pas zgjedhjeve në BE: Presim vendim sa më të shpejtë për lëvizjen e lirë
-
Hoxha: Kemi nevojë për mbështetjen e BE-së për liberalizim
-
Qeveria e Kosovës nuk e di çfarë do të ndodhë me liberalizimin e vizave
-
Ministrja Hoxha në Bruksel, zhgënjim për vonesat në liberalizimin e vizave