Komisioni për Integrime ka miratuar tri projektligjet për ndryshimin e mandatit të FSK-së nga ai Civil në atë ushtarak.
Megjithëse ai u miratua me shumicë absolute, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se vërejtja e tij qëndron tek terminologjia që në asnjëri prej tyre nuk përmendet termi "Republikë", raporton KTV.
"Vërejtja ime dhe sugjerimi im është, duke marrë parasysh atë nëpër të cilën kalon Republika e Kosovës, mbetet e papranueshme që termi Republikë mbetet jashtë tri projektligjeve. Unë do t'i jap mbështetje, por ne me qëllim a pa qëllim, po rrëshqasim ", tha ai.
Me të është pajtuar edhe deputeti tjetër i LDK-së, Ismet Beqiri. Blerta Deliu nga PDK-ja, tha se projektligjet në fjalë janë në përputhshmëri me legjislacionin evropian.
Ligjet pritet që të diskutohen edhe në Kryesi sot.
-
Komisioni i Sigurisë kalon tri ligjet për FSK-në
-
Shtatë vjet prej kur FSK-së iu ndryshua mandati në ushtri
-
Komisioni për siguri miraton Projektligjin që rregullon kalimin transit të forcave të huaja të armatosura
-
Miratohet Projektligji për dërgimin e FSK-së jashtë Kosovës
-
Dy vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës