Komisioni për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në mbledhjen e mbajtur të martën ka miratuar në parim Projektligjin për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës.
Kryetari i Komisionit, deputeti i AAK-së Bekë Berisha, ka theksuar se ky projektligj ka për qëllim rregullimin e statusit të forcave të armatosura dhe të civilëve gjatë qëndrimit dhe kalimit nëpërmjet Kosovës.
Komisioni në këtë mbledhje ka miratuar në parim edhe Projektligjin për shtetësinë e Kosovës dhe atë për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Miratohet në parim Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë
-
Kalon Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave
-
Shmangen procedurat, projektligji për Specialen miratohet në komisionet përkatëse
-
Qeveria miraton një sërë projektligjesh, përfshirë Byronë për Konfiskimin e Pasurisë
-
Kuvendi vendos pro dërgimit të FSK-së në Gaza