Komisioni për shqyrtim dhe propozim të gradimeve dhe koeficientit të pagave për nëpunësit civilë të Universitetit të Prishtinës ka propozuar që sekretari i përgjithshëm i UP-së të ketë koeficient më të lartë sesa e parasheh Ligji për paga.
Në një dokument me propozime të koeficienteve, që ky komision e ka hartuar më 30 tetor të këtij viti, të cilin e posedon gazeta, është paraparë që koeficienti i sekretarit të UP-së të jetë 5.80 apo përkthyer në pagë, 1.386 euro në muaj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, sipas Ligjit të pagave të miratuar këtë vit, koeficienti i sekretarit të UP-së është 5.4 që i bie pagë mujore 1.290 euro. Sipas propozimit të Komisionit të UP-së, i bie që sekretari i përgjithshëm i Universitetit të ketë pagën 96 euro më shumë, sesa e parasheh Ligji për paga.
Po ashtu, në dokumentin e Komisionit të UP-së njëra nga pozitat e propozuara është “bibliotekar i lartë” me koeficient 2.65 apo pagë mujore 633.35 euro. Një pozitë e tillë nuk parashihet në Ligjin për paga. E pozita “bibliotekar”, sipas komisionit, do të ketë koeficientin 2.35 apo pagën 561.65 euro në muaj. Në dokumentin e Komisionit të UP-së nuk është dhënë ndonjë sqarim se çka dallon pozita “bibliotekar i lartë” nga ajo “bibliotekar”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore)