Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore në arsimin fillor dhe të mesme të ulët ka vendosur që të hapet thirrje publike për pranim të tre ekspertëve.
Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur të mërkurën.
Të gjithë deputetët ishin pro që ekspertët të zgjidhen përmes thirrjes dhe jo përmes konkursit.
Aty u theksua se njëri nga ekspertët duhet të jetë njohës i fushës së arsimit, e dy të tjerët të jenë ekonomist dhe jurist.
Në fillim të prillit, Kuvendi themeloi komisionin hetimor për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore. Opozita e ka vlerësuar të dyshimtë furnizimin me libra shkollorë për vitin shkollor 2023-2024.
-
Subvencionimi i teksteve shkollore, nëntë kandidatë për ekspertë në Komisionin hetimor
-
Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për procesin e blerjes së teksteve shkollore
-
Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore
-
Interesim i vogël për blerje të teksteve shkollore
-
Hapet aplikimi për subvencionim të teksteve shkollore