Në mungesë të kuorumit ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.
Kryesuesi i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj e shpalli këtë mbledhje të mbyllur.
"Fatkeqësisht nuk kemi kuorum të mjaftueshëm që të vazhdojmë më tutje në procesin e punës në këtë komision. Këtë mbledhje e shpalli të mbyllur", tha Dreshaj.
Ndërkaq, deputeti nga partia në pushtet, Mefail Bajqinovci ka propozuar që mbledhjet e këtij komisioni të bëhen ditën e premte në ora 13:30.
Më ketë u pajtuan deputetët që ishin prezent.
Përveç këtyre, në komision të pranishëm ishin, edhe deputetja Arjeta Fejza, Mirlinda Tishukaj-Sadiku dhe deputeti Bekim Haxhiu./KSP
-
LVV: I ka kaluar mandati Komisionit Hetimor për Subvencionimin e Teksteve Shkollore
-
Në mungesë të kuorumi dështon mbledhja e Komisionit për tekstet shkollore
-
Komisioni hetimor për tekste shkollore vendos që ekspertët të angazhohen përmes thirrjes publike
-
Dreshaj: 6 mln euro të subvencionimit të librave nuk kanë adresë
-
VV: Raporti i komisionit hetimor për tekstet shkollore u shkrua në zyrat e PDK-së