Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komision ndërshtetëror Kosovë-Shqipëri për zbatimin e 77 marrëveshjeve

Në një konferencë të përbashkët, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti kanë bërë të ditur se në fund të marsit, të dy qeveritë do të mbajnë një mbledhje të përbashkët në Shkodër.

Rama ka thënë se janë marrë vesh për krijimin e një komisioni ndërshtetëror për të shqyrtuar zbatimin e 77 marrëveshjeve më Kosovën.

“Një vakuum në mes të dy mbledhjeve na imponon që ta bëjmë një mbledhje sa më produktive. Gjitha hapësirat në mes dy mbledhjeve të dy qeverive do të vendosim një komision ndërshtetëror nga ministra e përfaqësueses të komisioneve parlamentarë për të përcjelle zbatimin e marrëveshjeve, arritjeve dhe vendimmarrjeve të tjera”, ka thënë Rama, raporton Koha.net.

Ndërkaq Kurti, ka thënë se me Shqipërinë duhet rritur bashkëpunimin.

“Duam që të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik, të prodhimtarisë, arsimit, sigurisë e të politikës së jashtëm. Këto janë fusha që i kemi preokupimet e njëjta dhe partnerët e aleatët tanë demokratikë, janë të njëjtit”, është shprehur Kurti.