Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komandanti i KFOR-it: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çfarëdo kërcënimi

kfor

Ilustrim

Misioni i KFOR-it është i gatshëm t’i përgjigjet çfarëdo kërcënimi, ka thënë komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutas.

Në një deklaratë për “Anadolu”, Ulutas ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i ka ofruar ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë për rreth 25 vjet. Do ta vazhdojmë këtë edhe më 2024. Do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar tensionet nga eskalimet dhe dëshiroj të siguroj se jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çfarëdo kërcënimi”, ka thënë ai.

Ulutash ka thënë se NATO-ja do të vazhdojë ta përkrahë “dialogun Beograd-Prishtinë duke ofruar ambientin e sigurt për përpjekjet diplomatike për të përparuar”.

“Paqja dhe stabiliteti afatgjatë për të gjithë njerëzit në Kosovë. Kjo është e vetmja rrugë”, ka thënë ai.

Komandanti turk ka theksuar se KFOR-i do ta vazhdojë misionin në Kosovë për sa të ketë nevojë.

Edhe Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët Arbëri Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët

Pas tensioneve në fund të vitit, Ulutas ka thënë se KFOR-i ka katërfishuar personelin në veri dhe ka trefishuar patrullimet.

Misioni në Kosovë përbëhet prej më shumë se 4500 personash nga 27 shtete. Turqia ka marrë komandën më 9 tetor, për herë të parë.