Kolona të gjata raportohet të ketë në këto orë në pikëkalimin kufitar të Morinës, në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Shumë qytetarë të Kosovës kanë shfrytëzuar motin e mirë pranverorë për të kaluar pushime të shkurtra në bregdetin shqiptar.
Kthimi për në Kosovë mbrëmjen e së dielës ka bërë që në kufi të shkaktohen kolona të gjata. Fotografitë nga vendi i ngjarjes i ka dërguar në adresë të portalit Koha.net një lexuese.
Sipas saj, nuk ka pasur pritje të gjata në kufi, vetëm kolona të cilët kanë ecur me ritëm të ngadaltë.
