Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kolona deri në 400 metra në kufirin për në Shqipëri

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të shkojnë në Shqipëri për të kaluar këtë fundjavë.

Masat anti-COVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës në fillim të javës ku përfshihet edhe mbyllja e gastronomisë dhe moti i mirë, duket se i kanë shtyrë kosovarët që të mendojnë të largohen nga shteti i tyre.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjatë ditës së shtunë, në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, në dalje nga Kosova për në Shqipëri janë krijuar kolona të gjata me vetura deri në 400 metra. Ndërkohë, sipas qendrës, pritjet për ta kaluar kufirin shqiptar po shkojnë deri në 30 minuta.

Zyra për media e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur për KOHËN se gjatë gjithë ditës së premte, afro 15.856 kosovarë e kaluan të kufirin me Shqipërinë