Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vërmicë, kolona të gjata për të hyrë në Kosovë

Kolona të gjata janë parë në pikën kufitarë të Vërmicës në hyrje për në Kosovë.

Sipas fotove që ka siguruar KOHA, shihen shumë vetura në pritje dhe kolona është disa metra e gjatë.

Ndërkohë, në dalje të kësaj pike kufitare nuk raportohet për pritje të gjata.

Kolonat në pikën kufitare të Vërmicës po bëhen kryesisht për shkak të masave anti-COVID që ka vendosur Kosova për njerëzit që futen brenda territorit, duke i kërkuar dëshminë e vaksinimit, ose një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë, ose një test antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.

{gallery}