Pritjet e gjata po vazhdojnë në pikat kufitare në Vërmicë dhe në Merdarë.
Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në dalje në Vërmicë janë 40 minuta.
The Dheu i Bardhë në dalje pritjet janë deri në 15 minuta.
Pritjet gjatë të dielës në Vërmicë ishin shumë më të gjatë. Qytetarët prisnin deri në 5 orë për të kaluar pikën kufitare. Madje në shenjë proteste i binin borive.
Qytetarët për emisionin SOT në KTV të hënën kanë thënë sot se janë duke pritur deri në dy orë apo tri për të hyrë në Shqipëri. Në Shqipëri sot kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID. Me masat e reja qytetarë që hyjnë nga Kosova në Shqipër duhet ta kenë kartonin e vaksinimit apo testin PCR negativ të bërë në 72 orët e fundit, apo edhe testin rapid.
“Prej 7:15 jam këtu. E kam kartonin e vaksinimit. Po hynë pa rend, duhet pritur”, ka thënë një qytetar për emisionin Sot në KTV.
Edhe
Deri në 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Një qytetar tjetër ka thënë se është duke pritur më tepër se dy orë. Janë dëgjuar boritë e veturave në shenjë proteste edhe të hënën.
“Qe dy orë e më tepër jam në pritje. Jam nisur me shkuar në Durrës në pushim, por jemi të zhgënjyer. Dy orë e gjysmë tri orë. Do të shkoja diku tjetër. I kemi të gjitha, duhet të pres tri orë. Nuk po e kuptoj se çfarë po ndodh. Na që kemi teste me bë një kolonë, jo të presim tri orë është katastrofë”, tha një qytetar tjetër.
{gallery}