Radhë të gjata automjetesh janë shkaktuar në pikën kufitare Serbi-Hungari, prej tyre shumë shtetas shqiptarë të cilët me orë të tëra kanë pritur.
Një lexues i KOHËS ka dërguar fotografi të shumta nga kjo pikë, ku shihen kolonat.
Të shtunën, Qendra Kombëtare të Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat për pritjet nga të gjitha pikat kufitare. Në kufi me Serbinë, pika në Merdarë, ka pasur pritje deri në dy orë për të kaluar për shkak të fluksit të madh të veturave.
Festat e fundvitit kanë sjellë numër të madh mërgimtarësh. Gjatë dhjetorit ishte raportuar disa herë se në kufi për të hyrë në Kosovë, qytetarët ishin detyruar të prisnin për disa orë.
{gallery}
-
Kolona 5-orëshe në Merdar
-
Për të hyrë në Kosovë, mërgimtarët presin deri në tri orë
-
Pritje e gjatë për të dalë nga Kosova përmes Merdarit
-
Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdar, Policia hedh fajin te pala serbe
-
Pritje jo të gjata në hyrje të Kosovës, mërgimtarët thonë se nuk kanë pasur probleme nëpër Serbi