Në pikë kalimin kufitar Jarinje tash dy ditë vazhdojnë kolonat kilometrike të kamionëve me targa të Serbisë.
Siç njofton RadioKim në gjuhën serbe, atyre nuk po u lejohet hyrja në territorin e Kosovës pa dokumente me shenja “Republika e Kosovës”, transmeton Koha.net.
Ministria e Ekonomisë e Kosovës ka urdhëruar Inspeksionin e Tregut që të largojë të gjitha mallrat që nuk janë në përputhje me Kushtetutën (e Kosovës) dhe me ligjet kosovare.
Theksohet se urdhëresa është marrë me qëllim të zbatimit “të masave të reciprocitetit” ndaj Serbisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kolona të gjata të kamionëve në Jarinjë në pritje për të hyrë në Kosovë
-
16 kamionë serbë hyjnë me dokumente “Republika e Kosovës”
-
Ndalet qarkullimi i kamionëve me mallra në Jarinjë, “sistemi i Doganës në Serbi s’po funksionon”
-
Serbia i mban të mbyllura rrugët për kamionët dhe autobusët nga Kosova
-
Mallrat serbe s’po lejohen të hyjnë në Kosovë