Nënkryetarja e Vetëvendosjes dhe deputetja, Fatmire Kollçaku ka bërë të ditur se në mbledhjen e XXXI të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes sot do të diskutohet për koalicionet e VV-së me partitë tjera në komunat e Kosovës, si dhe për zgjedhjen e kryetarit të partisë.
Ajo ka bërë thirrje që të ketë unitet brenda partisë, pas përçarjeve të fundit që kanë ndodhur, transmeton Koha.net.
“Në mbledhjen e sotme do të diskutojmë edhe koalicionet me partitë e tjera. Në ato që kemi fituar por edhe ato në të cilat jemi në koalicion. Gjithashtu do të diskutojmë për zgjedhjen e kryetarit të Vetëvendosjes, pasi siç dihet mandati i Ymerit do të përfundojë në janar. Statutin tonë e kemi votuar se bashku dhe jemi mburrur se e kemi më të mirin nga të gjitha partitë dhe këtë duhet ta zbatojmë tani. Bëj thirrje që të jemi të bashkuar”, ka thënë ajo.
-
Kollçaku fton të pakënaqurit e Vetëvendosjes ta rimendojnë pozicionin e tyre
-
Kollçaku beson se e kaluara e përbashkët do ta mbajë një Vetëvendosjen
-
Krejt çka ndodhi rreth Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes
-
Kollçaku: Opozita pati vetëm tendenca për ta çuar vendin në zgjedhje
-
Fatmire Kollçaku, kundërkandidate e Konjufcës për postin e presidentit