Kolegjiumi për Arsim ka bërë thirrje për zgjidhje sa më të shpejtë sa i përket kërkesave të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK) për pagat për mësimdhënësit dhe kërcënimeve të tyre për greva duke filluar nga 1 shtatori nëse nuk ndërmerret diçka.
Në një takim që është mbajtur të enjten ndërmjet përfaqësuesve të Kolegjiumit për Arsimit në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe përfaqësuesve të SBASHK-ut dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), gjatë të cilit Kolegjiumi i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta miratojë Ligjin për Paga.
“Kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim Samir Shahini, bashkë me Drejtorët Besianë Musmurati nga Drejtoria Komunale për Arsim në Prishtinë dhe Afrim Llabjani nga Drejtoria Komunale për Arsim në Ferizaj, paraqitën shqetësimin e Kolegjiumit në lidhje me neglizhencën e Qeverisë në raport me kërkesat e SBASHK-ut dhe shqetësimin e përbashkët mbi pasojat që greva do mund të sjellë në të gjitha nivelet dhe proceset në arsim. Kryesia e Kolegjiumit theksoi se pasojat e një greve të tillë i bartë niveli lokal, përkundër faktit që zgjidhja nuk është në dorën e tyre. Kolegjiumi është i gatshëm të ndihmoj në gjetjen e një zgjidhje, dhe ofron bashkëpunim për të gjitha palët e përfshira”, thuhet në njoftim.
-
SBASHK-u paralajmëron grevë
-
SBASHK-u propozon që të mos ketë kthim në grevë
-
Mësimdhënësit pro pezullimit të grevës, vendimi final merret nga BSPK-ja të shtunën
-
Dyert e institucioneve arsimore rrezikohen të mos hapen për nxënësit më 1 shtator
-
Viti i ri shkollor në rrezik, Shahini: Greva e SBASHK-ut s’përfundon pa u finalizuar ligji për paga