Në 23-vjetorin e vdekjes së mjekut Shpëtim Robaj, kolegët e tij e kanë kujtuar si trim, guximtar e humanist që ishte i gatshëm të sakrifikonte gjithçka për popullin e tij.
Mjeku Shpëtim Robaj ra në luftë derisa po shkonte për të shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë dhe popullsisë civile. Qysh në fillim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Robaj pati shfaqur interesimin për të ndihmuar luftën dhe të plagosurit. Ndihma e tij si anesteziolog në shërim të luftëtarëve të UÇK-së konsiderohet e pazëvendësueshme. Me të dëgjuar lajmin për masakrën e kryer nga forcat serbe kundër familjes Deliu në Abri të Drenicës, Shpëtim Robaj së bashku me mjekët Cen Bytyçi, Ilir Tolaj, Osman Sejfijaj, Ymer Aliu dhe një ekip të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, u nis në drejtim të Abrisë, me qëllim që të ndihmojë të plagosurit e shumtë, por kamioni në të cilin ndodheshin bie në mina dhe si rezultat i së cilës merr plagë vdekjeprurëse.
Sot, 23 vjet më pas, kolegët e kanë kujtuar Robajn para bustit të tij në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Ishte trim, i guximshëm, atdhetar, humanist e profesionist i gatshëm të sakrifikonte në të mirë të kombit dhe pacientëve të tij., përkundër gjendjes së vështirë dhe presioneve që kishte s’u ndal në kërkim të dijes dhe me përkushtim të lartë u ndihmoi pacientëve”, është thënë në këtë ceremoni.
Robaj u lind më 15 tetor 1957 në Prizren.
-
Pritja mbi dydekadëshe e familjarëve për kthimin e të zhdukurve me forcë
-
Osmani kujton heroin Sali Çekaj në 24-vjetorin e rënies së tij
-
Dëgjohet dëshmitari i dytë mbrojtës në rastin e Mustafës
-
27 vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij
-
Dita e Dëshmorëve të Kombit, thirrjet për më shumë përkrahje institucionale