Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK), njoftoi se në një hulumtim të kryer mbi mediat online, gjetjet kryesore janë mungesa e hallkës së zinxhirit të raportimit, mungesa e lektorëve dhe e redaktorëve.
Në gjetjet e publikuara të martën, kreu i KMSHK-së, Imer Mushkolaj, tha se është evident edhe mosbashkëpunimi me organizata në identifikimin e lajmeve të rreme. Në këtë hulumtim, pjesëmarrëse ishin 18 media online.
“Është evidente se mungesa e hallkave në identifikimin e lajmeve është problematike. Edhe një mungesë tjetër mosbashkëpunimi më organizata për identifikim të lajmeve të rreme. Rekomandime që kanë dalë nga ky hulumtim do t’i ndihmojë KMSHK-së në identifikim të lajmeve. Në hulumtim është dashur të jenë edhe përfaqësues të institucioneve mirëpo nuk janë përgjigjur ftesës. Rast i rëndësishëm është edhe edukimi medial”, deklaroi Mushkolaj.
Qerim Ondozi nga ky institucion tha se në hulumtimin “Keqinformimi, dezinformimi dhe lajmet e rreme në mediat online në Kosovë”, u evidentua se ka gazetarë që ndikojnë në krijimin e lajmeve të rreme.
“Te pjesa se a ka lektorë, e shohim se JO-ja është më e lartë se PO-ja. Sipas përgjigjeve që kemi marrë, del se nuk ka politika redaktoriale të shkruara”, shto ai.
-
IKD: Vendimet e KPM-së po cenojnë seriozisht lirinë e mediave në Kosovë
-
Çeku për afro 4 mln mungesa të nxënësve në një gjysmëvjetor: Jemi në pritje të raportit të plotë
-
LDK-ja shpreh shqetësim për “luftë hibride” dhe "sulme kibernetike" ndaj Abdixhikut
-
Evidentohet rritje e krimeve e mungesë prokurorësh
-
Inteligjenca Artificiale – ndihmë për gazetarinë apo armë për dezinformim?