Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka kërkuar që rrëmbimi i tre policëve të Kosovës të mos përdoret për qëllime politike në Kosovë.
Në një reagim dërguar mediave thuhet se Qeveria e Kosovës nuk mund të ketë qasje te policët e rrëmbyer ne veri.
“Opinioni duhet ta ketë të qartë se Qeveria e Kosovës e dhe asnjë institucion tjetër nga Kosova nuk ka asnjë mundësi të ketë qasje te policët e rrëmbyer prandaj, thuaja të gjitha deklaratat janë deklarata politike, për përdorim të brendshëm. Është joserioze nga një politikan që të deklarojë se ndaj policëve kosovarë është përdorur dhunë në kohën kur nuk e kanë asnjë informatë të vetme. Vetëm sa shqetësojnë familjarët dhe opinionin duke shpërndarë informata të pavërtetuara. Apo se policët e rrëmbyer janë të burgosur politikë kur nuk kanë as aktakuzë të ngritur apo vendim të gjykatës të formës së prerë”, thuhet në reagim.
Sipas tyre ky është keqpërdorim flagrant i postit, për qëllime politike.
Gjithashtu sipas KMDLNJ-së opozita në Kosovë nuk ka të drejtë të akuzojë qeverinë për fatin e policëve të rrëmbyer. “Edhe nëse ata do të ishin në pushtet nuk do të bënin asgjë më shumë. Institucionet e Kosovës janë krejtësisht të pafuqishme të bëjnë diç më shumë përjashtuar këtu sigurimin e mbrojtjes ligjore duke paguar mbrojtjen e tyre sikur edhe shpenzimet për familjarë nëse ata kanë nevojë për shpenzime që ndërlidhen me rastin”, thuhet në reagim.
Në reagim thuhet se së paku deri më sot Serbia nuk ka lejuar asnjë burim të pavarur t’i vizitojë policët e rrëmbyer e që do të raportonte për gjendjen e tyre apo trajtimin eventual jo të mirë ndaj tyre.
-
KMDLNJ-ja kërkon plotësimin e kërkesave të policëve elitarë
-
Meritat për lirimin e policëve i atribuohen angazhimit të faktorit ndërkombëtar
-
3 policët e kidnapuar u liruan të mbrohen në liri, Sveçla thotë se Serbia duhet të gjykohet
-
MPJD: Akuzat e autoriteteve serbe ndaj policëve janë të motivuara politikisht
-
Reagimet e opozitës për lirimin e tre policëve