Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka reaguar pas lirimit të tre policëve të kidnapuar nga Serbia.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ambasadori Jetish Jashari dhe stafi i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd tashmë janë duke finalizuar procedurat formale për të mundësuar kthimin e tyre në Republikën e Kosovës te familjet e tyre.
MPJD-ja ka thënë se sipas avokatëve mbrojtës, në këtë seancë, Gjykata e Lartë e Kralevës ka konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë së Lartë të Kralevës ndaj tre oficerëve policorë, ku ngarkohen për kryerjen e veprës penale "prodhim, mbajtje dhe qarkullim ilegal i armatimit dhe mjeteve shpërthyese," sipas nenit 348, paragrafi 4, të lidhur me paragrafin 2 dhe 1 të Kodi Penal të Serbisë.
“Prokurori nuk ka kërkuar që oficerëve policorë t'u vazhdohet paraburgimi, që Gjykata e ka pranuar, ku si rrjedhojë, u është lejuar të mbrohen në liri, respektivisht të kthehen në Republikën e Kosovës. Theksojmë edhe njëherë se rrëmbimi i policëve tanë në detyrë brenda territorit të Kosovës është një akt agresioni i Serbisë dhe shkelje e normave ndërkombëtare, dhe se akuzat e autoriteteve serbe janë të paqëndrueshme dhe të motivuara politikisht. Siç edhe është dëshmuar me prova të qarta, policët kanë qenë brenda territorit të Republikës së Kosovës, duke kryer detyrën e tyre”, thuhet në reagimin e MPJD-së.
-
MPJD-ja ka listë rekomandimesh për t’iu përgjigjur arrestimeve nga Serbia, por s’ka ndërmarrë veprime
-
Kosova i kërkon Serbisë t’i japë fund praktikës së përdorimit të drejtësisë për presion politik
-
MPJD: Dakaj na konfirmoi se Serbia po e akuzon për krime lufte
-
Meritat për lirimin e policëve i atribuohen angazhimit të faktorit ndërkombëtar
-
3 policët e kidnapuar u liruan të mbrohen në liri, Sveçla thotë se Serbia duhet të gjykohet