Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​KMDLNj: Mbyllja e bizneseve pa kompensim nga Qeveria, hap drejt falimentimit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka kundërshtuar çfarëdo kufizimi të bizneseve, pa asnjë dallim, nëse Qeveria e Kosovës nuk ofron kompensim të arsyeshëm për humbjet që i pëson biznesi gjatë mbylljes apo kufizimit.

KMDLNj thotë se deri më tani Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë këtë dhe në këtë mënyrë po bëhet varrëmihëse e shumicës së bizneseve, sikur edhe varfërimin e qytetarëve të Kosovës.

Sa i përket parave të Trustit të Pensioneve, KMDLNj mendon se ato para janë të qytetarëve të Kosovës që i kanë kursyer e jo të Trustit dhe ata duhet të vendosin se sa para duan t’i tërheqin

KMDLNj thotë se edhe më herët ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë disa masa kufizuese për të mbajtur nën kontroll apo parandaluar eskalimin e situatës, gjithnjë sipas tyre, duke marrë parasysh interesin e qytetarëve.

“Mbyllja e shtatë qyteteve në Kosovë jo që nuk e arriti qëllimin e pritur por e pati efektin e kundërt , si në rritjen e të infektuarve ashtu edhe të viktimave. Madje , në raportin e së dielës del se numri i të infektuarve ishte mbi 700 e që , nëse krahasohet me numrin e testuarve del se 50% e të testuarve kanë dalë pozitiv . Raporti i ditës së sotme do ta pasqyron efektin definitiv të karantinimit të shtatë qyteteve në Kosovë e që do të duhej t’iu shërbejë vendimmarrësve për hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen”, thuhet në njoftim

Mjetet nga Pakoja Emergjente që kohë më parë ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës, KMDLNj thotë se i konsideron si mjete paliative apo intervenime që u jepen atyre që janë buzë vdekjes, jo për t’i shpëtuar por për t’ua zvogëluar dhembjet para vdekjes së pashmangshme.

Sepse sipas tyre, të mbyllësh bizneset , cilat do qofshin ato e që paguajnë tatim, pa i përkrahur është kontribut për falimentimin e tyre, me shumë vende pune të humbura, kriza ekonomike dhe tensione sociale e që pashmangshëm do dhe duhet të çojnë në protesta që duhet të përkrahen nga të gjithë .

Edhe KMDLNJ: Qeveria urgjentisht ta ndërpresë pagesën e rrymës për komunat në veri Arbëri KMDLNJ: Qeveria urgjentisht ta ndërpresë pagesën e rrymës për komunat në veri

“Mbi të gjitha është shkelje e të drejtave të njeriut, e drejta për punë, në radhë të parë. Për KMDLNj është krejtësisht e pamoralshme dhe e papranueshme që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votojnë programin për Rimëkëmbje Ekonomike aq më parë që ata duhet ta përfaqësojnë dhe mbrojnë interesin e qytetarëve (votuesve) pavarësisht subjektit që e përfaqësojnë”, thuhet në njoftim.

KMDLNj thotë se e kundërshton çfarëdo kufizimi të bizneseve nëse Qeveria e Kosovës nuk ofron kompensim të arsyeshëm për humbjet që i pëson biznesi gjatë mbylljes apo kufizimit.

“Deri më tani Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë këtë dhe në këtë mënyrë po bëhet varrëmihëse e shumicës së bizneseve sikur edhe varfërimin e qytetarëve të Kosovës. Ndërkaq , sa i përket parave të Trustit të Pensioneve , KMDLNj mendon se ato para janë të qytetarëve të Kosovës që i kanë kursyer e jo të Trustit dhe ata duhet të vendosin se sa para duan t’i tërheqin. Shuma e lejuar prej 10 % është diskriminuese aq më parë që për paratë e deponuara në Trust qytetarët nuk përfitojnë asgjë , madje as kamatat e ligjshme në ndërkohë që Trusti bënë tregti me parat e qytetarëve në tregjet ndërkombëtare , pa u pyetur fare pronarët e vërtetë të atyre parave e që janë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së.