Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KMDLNj: Kosova të ndjekë të dyshuarit për krime lufte sipas përgjegjësisë komanduese

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka ftuar të gjitha subjektet politike në Kosovë si dhe institucionet përgjegjëse të mos merren me deklaratat e Aleksandar Vulinit dhe të Aleksandar Vuçiqit, por të forcojnë institucionet gjyqësore në mënyrë që të sigurojnë kushte për ngritje të aktakuzave në bazë të përgjegjësisë komanduese politike , ushtarake dhe policore.

Për KMDLNj-në është shqetësues fakti se subjektet politike në Kosovë kanë rënë në kurth të Vuçiqit dhe Vulinit duke e shndërruar deklaratat e dy kriminelëve të Serbisë në një luftë të pandershme midis opozitës dhe pozitës në vend që të bashkëpunojnë dhe t’i japin një përgjigje institucionale sikur edhe të ndërmarrin veprime konkrete .

“Zyrtarët më të lartë të Serbisë, jo nga sot gjithmonë i kanë mohuar krimet që i kanë bërë në Kosovë, ose vetë, si urdhërdhënës, zbatues apo në përpjekje për të arsyetuar liderët e tyre, që nga Millosheviqi, Mlladiqi, Arkani, Legija, Shesheli e deri te Aleksandar Vuçiq , president aktual i Serbisë dhe zëdhënës i krimeve nga lufta e fundit në Kosovës. Si pikë mohuese e të gjitha krimeve në Kosovës e që është përdorur si pretekst për intervenim ushtarak të NATO-së në Serbi dhe Kosovë, zyrtarët serbë të kriminalizuar me krime ndaj civilëve të pafajshëm dhe të paarmatosur shqiptarë e kanë dhe e stërpëdorin Masakrën e Reçakut ku, më 15 dhjetor 1999 forcat ushtarake, policore dhe paramilitare të Serbisë , të ndihmuar nga serbët lokalë masakruan në mënyrën më çnjerëzore të mundshme 45 shqiptarë të moshave të ndryshme pa kursyer të moshuarit dhe fëmijët. Kosova të ndjekë të dyshuarit për krime lufte sipas përgjegjësisë komanduese”, thuhet në njoftim.