Arbëri

Klintonët kosovarë mirëpresin ish-presidentin Clinton në Tiranë

16 të rinj, emrat e të cilëve lidhen me familjen e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, e kanë pritur atë në ceremoninë në Tiranë.

Ata kanë treguar historitë e vendosjes së emrave të tyre e i kanë uruar mirëseardhje Clintonit.

Klintoniana, një vajzë nga Finlanda ka thënë se emrin ia ka vendosur tezja e saj, në shenjë mirënjohjeje për atë që ish-presidentit Clinton ka bërë për Kosovën.

“Dua të them, së pari përshëndetje, është kënaqësi për mua të ju uroj mirëseardhjen, në qytetin e bukur të Tiranës, Shqipëri. Unë jam Klintonita Demaj, jetoj në Helsinki Finlandë, jam me origjinë nga Peja, Kosova, vendi që keni ndihmuar. Tezja ime më vuri emrin e familjes suaj për të treguar mirënjohje, për të treguar atë që keni bërë për vendin tonë, shqiptarët e Kosovës e vendin, që të fitojmë pavarësinë e të jemi vend demokratik. Nga thellësia e shpirtit ju falënderoj, e në emër të të gjithë kosovarëve dua të ju falënderojë për atë se çfarë keni bërë për vendin tim. Jeni arsyeja që sot kemi liri e paqe”, ka theksuar Demaj.

I nderuar që mban mbiemrin e tij si emër është shprehur edhe Klinton Berisha.

“Unë jam Klinton Berisha, jam nga Kosova, Republika e Kosovës. Jam shumë i nderuar që të mbajë mbiemrin tënd si emrin tim. Jemi shumë krenarë për atë çfarë keni bërë për këtë vend, për vendin tonë, e duam të ju falënderojmë nga thellësia e zemrës”, ka theksuar Berisha.

Falënderime Clintonit i ka shprehur edhe, Klinton Gashi, kadet i FSK-së.

“Klinton Gashi nga qyteza e Lipjanit, jam kadet në FSK-. Është nder të jem këtu faleminderit, shumë SHBA-së për çdo gjë që kanë bërë për ne”, është shprehur ai.

Në këtë ceremoni ka pasur edhe vajza që e mbajnë emrin e gruas së Clintonit, Hillary, ish-sekretares së SHBA-së.

“Jam Hillari Krasniqi jam nga Peja e Kosovës, faleminderit Bill i dashur”, ka thënë njëra nga to.