Komuna e Klinës ka nisur të mërkurën mbajtjen e takimeve publike me qytetarët e saj për të diskutuar lidhur me projektet me prioritet për periudhën 2020-2022 dhe planet për buxhetin për të njëjtën periudhë trevjeçare të Kornizës Afatmesme Buxhetore.
Në takimin e parë Komuna i ka informuar qytetarët për buxhetin që do ta ketë në dispozicion tre vjetët e ardhshëm, kurse qytetarët kanë paraqitur kërkesat e tyre se çfarë duan që Komuna të investojë në vendbanimet e tyre, transmeton Koha Ditore.
Drejtori i Financave, Aziz Desku, ua ka prezantuar buxhetin, ku sipas tij për vitin 2020 buxheti i Komunës së Klinës planifikohet të jetë mbi 11 milionë euro dhe se krahasuar me vitin 2019 buxheti parashihet të ketë rritje për 1 milion euro. Ndërsa për vitet pasuese, 2021 dhe 2022, buxheti i Komunës, sipas tij, parashihet të rritet me nga 400 mijë euro për secilin vit.
Në këtë debat për planifikim buxhetor për vitet 2020-2022, qytetarët kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e tyre për përcaktimin e prioriteteve të investimeve të Komunës, ku kërkesat ishin të fokusuara kryesisht në projektet që kanë të bëjnë me rregullimin e infrastrukturës rrugore, me zgjidhjen e problemit me ujë të pijshëm dhe me ndërtim të rrjetit të kanalizimit....(Më shumë, sot në "Kohën Ditore")
-
AKK: Komunat pritet të dëmtohen mbi 150 milionë euro këtë vit
-
KPK-ja kërkon buxhet shtesë për vitin 2027
-
Qeveria procedon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e buxhetit
-
Kurti: Kritikat për buxhetin do të trajtohen me rastin e rishikimit
-
Komisioni për Buxhet përfshin buxhetet e Prishtinës dhe Shtimes, refuzohen rreth 80 amendamente të opozitës