Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se do të ishte mirë që kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova të ftonte në diskutim me shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e organizatës që ai drejton.
Sipas tij, pa marrë parasysh qëndrimin e tyre, ajo nuk do duhej ta përzgjedhte shoqërinë civile.
“Do të ishte mirë që Trendafilova të ftoj në këtë diskutim me shoqërinë civile së pari OVL-UÇK-në, sepse ne i përfaqësojmë ata atje. Pa marrë parasysh qëndrimin tonë, ajo nuk duhet ta përzgjedh shoqërinë civile. Në atë diskutim, ne do të shprehnim kritikat e kundërshtimet tona ndaj Gjykatës Speciale”, ka thënë ajo.
Sipas tij, para se të vizitojë Kosovën do të duhej të merrej me shkeljen e të drejtave të njeriut “që ua bëjnë shokëve në Hagë, siç ishte rasti i fundit me ndalimin e komunikimit të paraburgosurve me familjarë dhe vizitorë”.
-
Trendafilova: E pikëlluar që Gjykata Speciale etiketohet si institucion i padrejtë
-
OVL e UÇK-së organizon protestë kundër kryetares së Gjykatës Speciale
-
Behrami: Gjykata Speciale po devijon nga mandati, Trendafilova të thirret për sqarim
-
Trendafilova: Deri tash nuk është sanksionuar asnjë gjyqtar
-
Kryetarja e Speciales arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë