Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Klina do të bëhet me rrugë transit

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj dhe ministri i Infrastrukturës, Dr. Pal Lekaj, kanë nënshkruar sot, në Klinë, memorandum mirëkuptimi për asfaltimin e 5 rrugëve në këtë komunë, vlera e të cilave është 4 milionë euro. Bëhet fjalë për asfaltimin e rrugës në fshatin Poterq - 400 mijë euro, rrugës në Krushevë të Madhe- 500 mijë euro, rrugës Sferkë-Perqevë- 500 mijë euro, rrugës Qupevë-Ujmirë- 900 mijë euro dhe asfaltimi i rrugës Stupë- Videjë-Zajm, që kap vlerën 1.5 milionë euro. Gjithashtu, do të bëhet edhe asfaltimi i rrugës Klinë-Gurrakoc i Istogut në vlerë 300 mijë euro.

Kryetari Elezaj ka kërkuar që të shikohet mundësia që edhe në rishikim buxhetor të ndahen mjete për realizimin e projekteve të tjera. Ai përmendi edhe asfaltimin e rrugës unazore nga aksi rrugor Klinë - Skenderaj, që lidhet me kryqëzimin e rrugës Klinë-Pejë-Gjakovë në fshatin Gremnikë, që do të zbrazte qytetin nga lëvizjet e automjeteve.

Ministri, Pal Lekaj, tha se MI-ja do të mbështesë gjitha projektet e Klinës dhe sot jam këtu për të nënshkruar memorandum mirëkuptimi, që ka të bëjë me asfaltimin e 5 rrugëve. “ Në vitin 2019 do të realizojmë të gjitha projektet që kemi premtuar. Do të jemi mbështetës të fortë të Komunës së Klinës.