Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abrashi: Së shpejti nisim procedurat për ndërtimin e transitit të Klinës

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, kryesuesin e Kuvendit Komunal, Fadil Gashi dhe nënkryetarin e Besim Hoti u dakorduan për vazhdimin e projekteve të parapara në këtë komunë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Abrashi u zotua se së shpejti do të shpallen procedurat për nisjen e ndërtimit të transitit të Klinës.

“Me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj u dakorduam që së shpejti Ministria e Infrastrukturës do të nisë procedurat për ndërtimin e rrugës së transitit të Klinës. Kjo rrugë do të shërbejë për shkarkimin e qytetit të Klinës nga numri i madh i veturave dhe lidhjen më të mirë me qytetet për rreth”, tha Abrashi.

Kurse Elezaj tha se rruga transitore që parashihet do ta shkarkonte qytetin e Klinës nga komunikacioni i dendur i të gjitha llojeve të automjeteve.