Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Hoti në Klinë, flitet për rrugën transit që lidhet me autostradën Kievë-Zahaq

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi kanë vizituar komunën e Klinës.

Pas takimit që zhvilluan me kryetarin e kësaj komune, Zenun Elezaj, kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti ka lavdëruar këtë komunë për menaxhim të pandemisë.

Hoti tha se projekti i rrugës transit si dhe projekti për ujë të pijes tashmë janë në rrugë të mbarë për t’u realizuar. Veç këtyre, Hoti ka folur edhe për çështjen e personave të pagjetur.

“U dakorduam për projektin që përfshinë rrugën transit që lidhet me autostradën Kievë-Zahaq, që tejkalon qytetin e Klinës për të evituar tollovinë, e dyta furnizimi me ujë që ka kohë që nuk është zgjidhur për komunën e Klinës dhe tani besoj se është në rrugë të mbarë me ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit do jetë pjesë e buxhetit 2021 dhe besoj do përmbyllet njëherë e përgjithmonë kjo çështje. Komuna e Klinës dhe disa komuna të tjera e kanë dhe është shumë e ndjeshme çështja e personave të pagjetur jemi duke punuar shumë me Komisionin Qeveritar”, tha ai.

Për projektet kulturore dhe sportive që dedikohen për Klinën foli ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi e cila tha se kjo komunë më herët nuk ka qenë e përfshirë në buxhetin e kësaj ministrie.

Edhe Kurti e Totaj diskutojnë për rrugën Prizren - Tetovë Arbëri Kurti e Totaj diskutojnë për rrugën Prizren - Tetovë

E sipas saj projektet që kërkojnë investime kulturore dhe sportive për klinasit do të përfshihen në buxhetin e vitit 2021.

“Fusha për tenis, fushë basketboll tek parku i qytetit e gjithashtu është edhe shtëpia e Kulturës ku do i ndihmojmë që të realizohet një kinema e qytetit janë disa nga projektet që do të bëjmë. Kurse, në pjesën e trashëgimisë kulturore në Dresnik është një park shumë unik ku paraqitet një park mozaik me mijëra vjeçar dhe do vazhdojmë punimet edhe në pjesën e arkeologjisë. Kërkesa janë edhe për dy kulla të cilët i takojnë pjesës së trashëgimisë edhe me ato do procedojmë dhe do i kryejmë bashkë”, tha ajo.

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj tha se kjo komunë ka arritur ta menaxhojë mirë pandeminë Covid-19.

Ai tha se ka marrë mbështetje për projekte jetike për qytetarët e kësaj komune.

Edhe Hoti zotohet se Vitisë do t’i mundësohet kyçja në autostradën “Arbën Xhaferi” përmes Gërlicës Arbëri Hoti zotohet se Vitisë do t’i mundësohet kyçja në autostradën “Arbën Xhaferi” përmes Gërlicës

“Klina ka nevojë për mbështetjen e kryeministrit sidomos për çështjen e furnizimit me ujë të pijes së qytetarëve dhe transiti i qytetit e cila është një rrugë e cila e bashkon edhe komunën e Istogut por edhe e lehtëson lëvizjen e qytetarëve. Për të dy projektet hasëm mirëkuptim dhe besoj që do kemi mbështetjen e qeverisë”, tha ai.

Gjatë ditës kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marr pjesë edhe në inaugurimin e palestrës sportive në Deçan./ksp