Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka vizituar Komunën e Prizrenit, ku është pritur nga kryetari Shaqir Totaj.
Në këtë takim bëhet e ditur se ndër të tjera u diskutua për dy memorandumet e bashkëpunimit që tashmë i kanë Qeveria me Komunën, njëra për teleferikun dhe tjetra për rrugët lokale në Zhupë.
Në komunikatën dërguar mediave nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se në qendër të diskutimit ishte lidhja e Prizrenit me Tetovën, për çfarë është edhe marrëveshja e nënshkruar me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut qysh nga shtatori i vitit 2021, aks ky të cilin Kurti e vlerësoi jashtëzakonisht të rëndësishëm për Prizrenin e për Tetovën, për Kosovën e Maqedoninë e Veriut.
Po ashtu, ai tha se Totajn e ka njoftuar se në javën që vjen do të dërgojnë edhe qarkoren e dytë për buxhetin e vitit 2024.
“Në bazë të parallogaritjeve që janë bërë kostoja e gjithmbarshme do të jetë rreth 200 milionë euro, ku rreth 150 milionë euro janë për tunelin, që është përafërsisht 600 metra më i gjatë sesa ai në Kalimash, ndërkaq rreth 50 milionë euro do të kushtoj rruga në të dy anët e tunelit që lidhë këto dy qytete shumë të rëndësishme edhe për aktualitetin, por që kanë përplot histori, kulturë e art, siç janë Prizreni e Tetova”, tha Kurti.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj tha se si Komunë zotohen që për çdo gjë që ka nevojë dhe kanë mundësi të kontribuojnë, do të jenë të gatshëm që të kyçen në mënyrë konstruktive që të lehtësojnë dhe të mundësojnë realizimin e këtij projekti.
“Unë jam shumë i sigurt që kemi hapësirë shumë të madhe për bashkëpunim në të gjitha lëmit tjera dhe besoj që nuk do të mungojë gatishmëria nga asnjëra palë që ky bashkëpunim të vazhdojë, sepse do të ndikojë në performancë edhe të qeverisë qendrore edhe të qeverisë lokale” tha ai, duke shtuar se përfitimet do të jenë jo vetëm për qytetarët e Komunës së Prizrenit, por edhe më gjerë duke marrë parasysh reputacionin dhe rëndësinë që ka qyteti i Prizrenit për tërë rajonin edhe në këtë rast përafrimi me Komunën e Tetovës është një mundësi.
-
Kurti tregon për planin dhe koston e ndërtimit të rrugës Prizren-Tetovë
-
Totaj akuzon Qeverinë: Prizreni e Prishtina bashkë më pak mjete se Podujeva
-
Pas dy vjetësh e gjysmë, finalizohet ujdia e financimit të tunelit Prizren-Tetovë
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk i kanë përmbushur zotimet për rrugën Prizren-Tetovë
-
Kurti: Rruga Prizren-Tetovë, projekt rajonal që zhvillon dy vendet