Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kanë nënshkruar të premten në Klinë një memorandum mirëkuptimi për asfaltimin e pesë rrugëve në Komunën e Klinës, vlera e të cilave është 4 milionë euro.
Këto projekte do të realizohen në bashkëfinancim, por sa do të japë Komune e sa ministria nuk u specifikua në këtë takim, shkruan sot Koha Ditore.
Projekti më shtrenjtë do të jetë asfaltimi i rrugës Stupë-Videjë-Zajm, me një vlerë prej 1.5 milionë eurosh. Nga kjo marrëveshje e nënshkruar do të përfitojë edhe rruga që lidh fshatrat Qupevë-Ujmir, asfaltimi i të cilës do të kushtojë 900 mijë euro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Klina do të bëhet me rrugë transit
-
Nis asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat e Klinës me ato të Pejës
-
Ndërtimi i rrugës transitore në Klinë peng i moshartimit të projektit final
-
Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”
-
Nis realizimi i dy projekteve infrastrukturore në komunën e Klinës