Komuna e Klinës nga e hëna është bërë më sistem të unifikuar të adresave.
Kryetari Zenun Elezaj së bashku më drejtoreshën e Gjeodezisë dhe Kadastrës, Njomza Grabanica, falënderuan donatorët për financimin e këtij projekti, i cili, sipas tyre, krijon lehtësira në regjistrin civil, shërbimet publike, në transport, navigacion, dhe është një prej kritereve në procesin e integrimit evropian.
Në Komunën e Klinës parashihet vendosja e rreth 806 shenjave në zonat e digjitalizuar urbane dhe rurale.
Ky projekt është financuar Autoriteti Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi “Kartverket”, implementuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, respektivisht nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Vitin tjetër, Komuna e Klinës në bashkëpunim me AKK-në ka paraparë që të vendosë numrat në të gjitha objektet e kësaj komune... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e shërbimeve të besuara e identifikimit elektronik
-
Kandidati i AAK-së në Klinë ankohet për mosmbështetje nga Qeveria
-
Haradinaj: U dëshmua vendosmëria e Klinës për të vazhduar me Zenun Elezajn
-
Tubimi i AAK-së në Klinë, Haradinaj: U dëshmua vendosmëria për të vazhduar me Zenun Elezajn
-
“Klina kurrë ma mirë s’ka qenë”, kryetari Elezaj lavdërohet për punët e bëra