Me vendim të Kuvendit Komunal të Vitisë, janë ndarë 100 mijë euro të cilat do të përdoren për luftimin e pandemisë COVID-19.
Komuna e Vitisë është komuna e parë e cila është prekur nga koronavirusi dhe si e tillë është izoluar me vendim të Qeverisë së Kosovës. Në këtë komunë janë diagnostikuar 7 persona me COVID-19.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, ka deklaruar se në këtë periudhë të pandemisë ata janë ndihmuar nga donatorë të ndryshëm me pajisje të ndryshme dhe se institucionet janë të angazhuara për tejkalimin e situatës me sa më pak pasoja.
Kurse nënkryetari i komunës, Hasan Aliu, ka deklaruar se për përballimin e situatës ata kanë formuar edhe komitetin komunal të emergjencës.
“Si komitet, kemi qenë të angazhuar që situatën ta kemi nën kontroll. Me marrjen e masave adekuate, që nga paraqitja e rastit të parë me këtë virus, jemi mobilizuar dhe kemi marrë vendimin e menjëhershëm që Stublla të karantinohet. Kemi arrit që të menaxhojmë suksesshëm me situatën dhe për momentin kemi gjendje stabile, duke mos pasur raste të reja, përpos atyre 7 rasteve në fshatin Stubëll”, ka thënë ai.
-
Të infektuarit me koronavirus në pritje të parave nga komunat
-
Rritet numri i komunave që ndajnë subvencione për të infektuarit me koronavirus
-
Suhareka ndan nga 100 euro për të prekurit me COVID-19, nga 200 për familjet që humbën të afërmit
-
Mitrovica ndan nga 50 euro për qytetarët e infektuar me COVID-19
-
Prishtina miraton ndihmat për qytetarët në luftën ndaj koronavirusit