Kuvendi Komunal i Gjakovës ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës, themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).
Me 29 vota pro dhe 1 kundër, Kuvendi e ka themeluar KPF-në.
Partitë të cilat kanë fituar ulëse në KK i kanë dhënë edhe emrat e anëtarëve të KPF-së i cili do t'i ketë 9 anëtarë. Durim Halilaj, Augustin Shala dhe Teuta Pallaska - Milla do ta përfaqësojnë AAK-në, Mimoza Shala dhe Ali Tafarshiku LVV-në, Labeat Sadria PDK-në, Teki Shala LDK-në dhe Ferdinand Kolaj PSHDK-në.
Sipas ligjit, me automatizëm pjesë e KPF-së është edhe Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Arbënesha Kuqi.
KPF është komiteti kryesor i Kuvendit Komunal përmes të cilit kalojnë të gjitha nismat për shqyrtim në legjislativ.