Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kirurgët në ditën e nëntë të grevës, Sindikata “mjaftohet” me vetëm 24 orë

E sfiduar nga këmbëngulësia e kirurgëve të QKUK-së, që kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës, Federata e Sindikatave e Shëndetësisë së Kosovës ka vendosur për një organizim “paralel” të saj, por me kohëzgjatje “simbolike”, vetëm njëditore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Duke u bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues të datës 20.12.2018 , FSSH-ja ka njoftuar edhe institucionet qeverisëse se sot (e mërkurë) do të mbahet grevë 24-orëshe në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kërkesat e grevistëve, sipas FSSH-së, janë kalimi i Ligjit mbi pagat, duke u bazuar në amendamentet e FSSHK-së apo Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, dhe implementimi i menjëhershëm i tij.

Ndryshe prej FSSH-së, kolegjiumi i kirurgëve, që protestën e saj e ka artikuluar jashtë organizimit sindikal, kërkon që pagat për ta të jenë ekuivalente me të prokurorëve dhe gjykatësve.

(Artikullin e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)