Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kina mban anën e Serbisë karshi tensioneve në veri

Kina ka mbajtur anën e Serbisë, mes tensioneve të cilat po zhvillohen në veri të Kosovës.

“Kina e ka vëmendjen e plotë” në eskalimin e tensioneve dhe përplasjeve mes ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve serbë, ka thënë Mao Ning, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Kina mbështet përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial dhe kundërshton veprimet e njëanshme të ndërmarra nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë”, ka thënë Mao, citon e përditshmja kineze, Global Times.

Mao tha se Pikini “bën thirrje për zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe” ndërkaq i ka kërkuar NATO-s “të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve përkatëse”. /AA